My Business SMS imazhi SM

My Business SMS

E dini se 98% i SMS që dërgohen lexohen dhe 90% e tyre lexohen brenda tre sekondave të para që mbërrijnë? My Business SMS nga Vodafone, është një shërbim i cili ju mundëson dërgimin e SMS-ve në masë, shpejt dhe me një kosto të ulët. Ky shërbim mund të përdoret për qëllime të ndryshme si marketing, njoftime urgjente apo për njoftime të brendshme për stafin.
Përfitimet
Faqja administrative
Vodafone ofron një platformë të thjeshtë për të aksesuar shërbimin e cila mund të integrohet me sistemet ekzistuese të biznesit tuaj. Niveli i aksesit dhe të drejtave të ndërfaqes mund të përshtatet për secilin përdorues.

Kontakto klientët me lehtësi

Të kontaktosh një bazë të madhe klientësh është tashmë shumë e lehtë. Ju formuloni SMS-në në platformën MyBusiness SMS dhe ja dërgoni gjithë listës së klientëve që keni. Ky shërbim ju lejon të ndani çdo informacion me shpejtësi dhe lehtësi.

Fushata efektive
Mesazhet vijnë direkt në celular dhe mund të lexohen edhe nëse nuk keni internet.

Planifikim i fushatave
Mesazhin e formuloni ndërkohë që dërgimin e tij mund t a planifikoni për një moment apo ditë tjetër. Duke pasur mundësinë të planifikoni fushatat e ardhshme, ju menaxhoni kohën tuaj më me efikasitet.

Krijimi i fushatave të personalizuara

SMS-të mund të personalizohen dhe t i dërgohen klientit brenda disa sekondave. Ju mund të dërgoni mesazhe interaktive ose fushata të dedikuara për raste të veçanta, si për shëmbull për ditëlindje apo festa të ndryshme gjatë vitit.

Lidhu me klientët

Duke njoftuar klientët në kohën e duhur, ju rrisni besnikërinë ndaj biznesit tuaj, arrini të kontaktoni klientët në momente kritike apo të rëndësishme, në kohë reale. Kjo ndikon në eksperiencën positive të klientit dhe si pasojë ndikon në rritjen e të ardhurave të kompanisë.

Raporte historike

Dëshironi të dini se sa SMS keni dërguar gjatë një periudhe të caktuar? Pa problem, platforma jonë ju ofron një sërë raportesh (ditore, javore dhe mujore) të cilat mund të gjenerohen sipas kërkesës për të marrë informacionin që ju duhet.

contact a business expert

Kontakto një agjent biznesi
Rezervo një telefonatë me një ekspert të Vodafone Business duke plotësuar formën më poshtë dhe merr informacion të përshtatur për biznesin tënd.