Mbështetja e Vodafone për të përballuar koston në rritje të jetesës
Vodafone Albania shpreh keqardhje për rritjen e kostos së jetesës për qytetarët shqiptarë. Në këtë periudhë të gjithë jemi të prekur nga rritja e inflacionit, të cilin aktualisht, Banka e Shqipërisë, e cilëson në nivelin 9%. Rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar edhe në zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit në mbarë botën, duke bërë që produktet e konsumit të shportës të rriten me 30%. Vodafone Albania nuk mund të jetë imun ndaj këtyre ndryshimeve. Ky fakt, i shoqëruar me rritjen e normës së inflacionit, rezulton në rritje të ndjeshme të kostove operative dhe të mirëmbajtjes dhe menaxhimit të rrjetit mbështetës për ofrimin e shërbimeve tona.
Në Vodafone, ne kërkojmë të ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë që gjenden në një situatë të veçantë ekonomike, por që dëshirojnë të vazhdojnë të përdorin shërbimet tona me një çmim që i përshtatet më shumë situatave të tyre specifike.
Pajtimtarët me aftësi të
kufizuara
kufizuara
Vodafone është maksimalisht i angazhuar për të ofruar akses dhe trajtim të barabartë nëpërmjet produkteve dhe shërbimeve të dizenjuara dhe përshtatura sipas nevojave tuaja. Vodafone ofron 50% ulje në planet Unlimited të shërbimit celular për pajtimtarët me aftësi të kufizuara.
Keni nevojë për mbështetje?
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me çdo pyetje apo problem që mund të keni.Dëshironi suport nga ekipi ynë? Klikoni më poshtë dhe do të gjeni të gjitha mënyrat për të na kontaktuar.
Qasshmëria në Vodafone TV
Zbulo veçoritë e qasshmërisë në Vodafone TV, të dizajnuara për ta bërë përmbajtjen të përdorshme dhe të kuptueshme për të gjithë përdoruesit. Platforma ofron funksione si titra të personalizueshëm, opsione audio dhe navigim të lehtë për një eksperiencë më të aksesueshme.
Paketa sociale
Paketë e dedikuar klientëve me të ardhura të ulëta.
Tek klientët me të ardhura të ulëta përfshihen të gjithë individët me asistencë sociale dhe personat me probleme të degjimit dhe shikimit.
Vodafone Basic
600 LEKË
Detaje të paketës
50 Min
50 MB
Pyetjet më të shpeshta
Udhëzuesi për Pajtimtarët me aftësi të kufizuara
Si të regjistrohem që Vodafone të më njohë për trajtim të diferencuar ?
Unë nuk e vizitoj dot dyqanin Vodafone.
Çfarë është Braille?
Çfarë është LARGE Print?
Produkte dhe shërbime të dedikuara
Kontributi i Vodafone në reduktimin
e konsumit të energjisë
e konsumit të energjisë