Roaming mundëson përdorimin e shërbimit celular njësoj si në Shqipëri me paketa të dedikuara 1 ditore apo disa ditore kundrejt një tarife ditore apo me tarifa standarde në varësi të zonës së përdorimit dhe planit tuaj tarifor.
Vodafone ofron shërbimin roaming në 140 rrjete dhe në më shumë shtete se çdo operator tjetër në Shqipëri.
Zbulo më tej detajet e përdorimit dhe tarifimit duke naviguar udhëzuesin tonë të udhëtimit.
Shërbimi Roaming është aktiv për çdo përdorues në Vodafone dhe të lind e drejta për ta çaktivizuar sipas kërkesës.
• Klient individ me postpagesë e shikon dhe ndryshon statusin e shërbimit roaming direkt nga aplikacioni My Vodafone https://onelink.to/mhfenj.
• Klienti biznes informohet dhe e ndryshon statusin e shërbimit Roaming:
- Nëpërmjet agjentit të dedikuar të biznesit.
- Në çdo dyqan Vodafone.
- Duke kontaktuar shërbimin e klientit Vodafone falas në +35569140.
Gjithashtu sigurohu që përzgjedhja e rrjetit të jetë në opsionin automatik si dhe "Data roaming" të jetë aktiv.
Nëse je klient me një plan tarifor me postpagesë ti mund të përdorësh planin tënd njësoj si në Shqipëri kundrejt një tarife ditore në çdo rrjet partner me Vodafone.
Nëse je klient me një plan tarifor hibrid apo me parapagesë, mjafton të aktivizosh një ofertë roaming sipas preferencës së komunikimit.
Nëse je klient me një plan tarifor me postpagesë ti mund të aktivizosh paketa internet shtesë direkt në aplikacionin My Vodafone ose përmes Kujdesit të Klientit duke telefonuar falas në +35569140.
Nëse je klient me një plan tarifor hibrid apo me parapagesë, ti mund të aktivizosh një ofertë roaming sipas preferencës së komunikimit.
Vodafone ofron shërbimin roaming edhe në këto rrjete nëpërmjet tarifave standarde në varësi të destinacionit dhe planit tarifor.