My Business SMS
E dini se 98% i SMS që dërgohen lexohen dhe 90% e tyre lexohen brenda tre sekondave të para që mbërrijnë?
My Business SMS nga Vodafone, është një shërbim i cili ju mundëson dërgimin e SMS-ve në masë, shpejt dhe me një kosto të ulët. Ky shërbim mund të përdoret për qëllime të ndryshme si marketing, njoftime urgjente apo për njoftime të brendshme për stafin.
Përfitimet
Faqja administrative
Vodafone ofron një platformë të thjeshtë për të aksesuar shërbimin e cila mund të integrohet me sistemet ekzistuese të biznesit tuaj. Niveli i aksesit dhe të drejtave të ndërfaqes mund të përshtatet për secilin përdorues.
Kontakto klientët me lehtësi
Të kontaktosh një bazë të madhe klientësh është tashmë shumë e lehtë. Ju formuloni SMS-në në platformën MyBusiness SMS dhe ja dërgoni gjithë listës së klientëve që keni. Ky shërbim ju lejon të ndani çdo informacion me shpejtësi dhe lehtësi.
Fushata efektive
Mesazhet vijnë direkt në celular dhe mund të lexohen edhe nëse nuk keni internet.
Planifikim i fushatave
Mesazhin e formuloni ndërkohë që dërgimin e tij mund t a planifikoni për një moment apo ditë tjetër. Duke pasur mundësinë të planifikoni fushatat e ardhshme, ju menaxhoni kohën tuaj më me efikasitet.