Internet of Things
Në mbarë botën, industritë po transformohen nga Internet of Things (IoT).
Me IOT, ne lidhim në internet makinat, pajisjet dhe objektet, duke i kthyer ato në asete inteligjente që komunikojnë me botën rreth tyre. Kjo mund t'ju mundësojë të krijoni burime të reja të të ardhurave, të përmirësoni efikasitetin dhe të rrisni angazhimin dhe besnikërinë e klientit. Pra, pse rrezikoni të mbeteni prapa? Gjeni se si të përfitoni më shumë nga kjo teknologji e fuqishme, e cila mund të japë përfitime të menjëhershme tregtare dhe t'ju ndihmojë të ndërtoni për suksesin e ardhshëm.
IoT
Vodafone Smart Fleet
Vodafone Smart Fleet është një zgjidhje telematike IoT, përshtatur veçanërisht për kompani të cilat menaxhojnë në distancë grupe automjetesh. Ajo u siguron përdoruesëve, përmes një ndërfaqe interneti profesionale dhe të lehtë, lokalizimin e lëvizjeve dhe vendodhjet e gjithë mjetëve dhe shoferëve. Smart Fleet ofron një zgjidhje efikase dhe të plotë, pajisje telematike dhe sensorë standart dhe premium, konektivitetin tonë përmes APN-së private për një siguri të shtuar, platformën menaxhuese dhe asistencë 24/7 përmes operatorëve tanë telefonik. Si një menaxher i flotës së kompanisë, ne jemi të ndërgjegjshëm për shqetësimin tuaj në lidhje me sigurinë rrugore të shoferëve, përgjegjësinë shoqërore dhe mjedisore, reputacionin e emrit tuaj në treg si dhe kujdesin për vlerën e automjeteve. Me Smart Fleet ju përfitoni raporte mbi mënyren e drejtimit të mjetëve nga shoferët tuaj në mënyrë që ju të këshilloni dhe ndihmoni ata të përmirësohen. Kjo mund të reduktojë konsumin e karburantit të flotës suaj dhe ndotjen mjedisore me 30%, të përmiresojë sigurinë dhe potencialisht të ndikojë në policinë e sigurimeve.
Mëso më shumëKomunikimi IoT
Lidhje Inteligjente. Biznes më i Zgjuar.
Shfrytëzoni fuqinë e të dhënave në kohë reale dhe të automatizimit me zgjidhjet IoT Connectivity nga Vodafone Business Albania.
Qoftë për menaxhimin e një flote, monitorimin e konsumit të energjisë apo ndërtimin e ‘Smart Cities’, Vodafone ju ndihmon të qëndroni gjithmonë të lidhur, të informuar dhe në kontroll, kudo dhe në çdo kohë.
Çfarë është Komunikimi IoT?
Komunikimi IoT (Internet of Things) nënkupton lidhjen e pajisjeve me njëra-tjetrën dhe transformimin e mënyrës se si funksionojnë bizneset. Me Vodafone, pajisjet tuaja janë gjithmonë online, shkëmbejnë të dhëna vazhdimisht dhe ofrojnë analiza që nxisin produktivitetin, efikasitetin dhe inovacionin.
Për më tepër rreth komunikimit IoT klikoni më poshtë:
Vodafone Smart Sens
Vodafone Smart Sens është një zgjidhje krejtësisht inovative që do t'ju ofrojë mundësinë e monitorimit në distancë të aseteve tuaja në terren dhe do t'ju sigurojë që produktet tuaja do të shijohen në kushte optimale dhe në temperaturën e duhur. Ju nuk do të shqetësoheni më nëse keni një rënie të papritur të temperaturës ose nëse dikush harron derën hapur pasi platforma IoT do t'ju njoftojë në kohë reale.
Mëso më shumë