website yt section img

Website & E-commerce

Përfito nga Vodafone Business Online, zgjidhja inovative që përdor Inteligjencën Artificiale (AI) për të ndërtuar dhe menaxhuar faqen tënde të internetit, në mënyrë automatike dhe të personalizuar. Falë AI, krijimi i faqes bëhet më i shpejtë dhe më i lehtë, duke eliminuar nevojën për njohuri teknike.Ekspertët tanë, të mbështetur nga teknologjia më e avancuar AI, do të sigurohen që website-i yt të jetë jo vetëm profesional, por edhe i optimizuar për përvojën e përdoruesit, marketingun dhe shitjet online.Lejoje AI-n të transformojë praninë tënde digjitale dhe të rrisë performancën e biznesit tend, ndërsa ti fokusohesh tek zhvillimi dhe suksesi i tij.
Avantazhe të zgjidhjes
Mbështetje nga Inteligjenca Artificiale
Platforma përdor teknologjinë AI për të sugjeruar përmbajtje dhe strukturë, duke e bërë ndërtimin e faqes më të shpejtë, më efikas dhe më profesional.
Dizajn i Përgjegjshëm (Responsive Design)
Faqja përshtatet automatikisht me çdo pajisje – kompjuter, tablet apo telefon. Mund të shikosh paraprakisht pamjen në formatet e ndryshme para publikimit.
Integrim me Rrjetet Sociale
Lidh lehtësisht profilet e tua sociale për të rritur ndërveprimin dhe trafikun në faqen tënde.
Ndërtim i Thjeshtë me Drag & Drop
Krijimi i website-it bëhet i thjeshtë dhe intuitiv falë funksionalitetit drag & drop, pa nevojë për aftësi teknike apo njohuri programuese.

Avantazhe të tjera

Tarifat Vodafone Business
Online
Krijo dhe menaxho lehtësisht prezencën online të biznesit tënd. Ky plan të mundëson ndërtimin e një website-i profesional me menaxhim domain-i, siguri të avancuar dhe hapësirë të pakufizuar ruajtjeje. Përfshin gjithashtu email profesional, analytics dhe mjete të integruara për performancë dhe administrim të plotë të platformës tënde online.
Business Online Presence img
Business Online Presence
1,000 Lekë /në muaj
Ndërto vet Website-in tënd vetëm me disa klikime. •1 Domain te regjistruar •Domain & DNS Manager •Ruajtje e pakufizuar per website •WordPress & Joomla te integruara •Web Analytics & Log Manager •MS SQL Manager •SSL Manager / Secure Shell Manager •Siguria e website-it •25 Mailboxes •5 GB Ruajtje per Email •10 Email Forwards (Aliases) •Maksimumi madhesia e bashkengjitjes: 25 MB •Mail Manager