1400x384px@3x-100.jpg

Përfitimet nga rinovimi i afatit të kontratës

Duke zgjedhur të rinovoni afatin e caktuar të Kontratës ju keni sigurinë e marrjes së shërbimeve të dakordësuara në kontratë pa ndryshime në çmime apo njësi, pa ndërprerje, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së caktuar të kontratës, me një shërbim klienti të dedikuar, me çmime promocionale dhe përfitime të tjera të ofruara nga Vodafone. Kohëzgjatja e caktuar e kontratës mund të variojë në 12, 18 ose 24 muaj ose më tepër sipas dakordësisë me Vodafone. 
Vodafone në mënyrë të vazhdueshme ju rekomandon rinovimin e kontratës me afat të caktuar për të përfituar nga promocionet e vazhdueshme ku planet tarifore biznes ofrohen me zbritje dhe me bonuse si edhe duke ju përshtatur përdorimit të klientit. Zbritjet dhe bonuset kanë kohëzgjatje të barabartë me muajt e caktuar të kontratës. 
Vodafone ju njofton 30 ditë përpara përfundimit të afatit për alternativat e shumta që keni për rinovimin e kontratës për të vijuar të përfitoni plane tarifore me zbritje. Në rast se afati nuk rinovohet brenda 30 ditëve Vodafone ofron vazhdimësinë e komunikimit duke kaluar në kontratë me afat të pacaktuar. Me këtë kalim kuptohet që kontrata me Vodafone vijon të jetë e vlefshme por ju do të humbisni gradualisht zbritjet që keni përfituar gjatë afatit të caktuar të kontratës dhe keni të drejtën në cdo kohë të kërkoni ndryshime në të gjitha kushtet e kontratës. Për më tepër informacion mbi të drejtat dhe detyrimet sipas kontratës vizitoni Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të Kontratës.
 
Për të përfituar nga planet tarifore me ofertë ju ftojmë të vizitoni aplikacionin My Vodafone, telefononi 140 ose vizitoni cdo dyqan Vodafone.