Të gjitha paketat e disponueshme në dyqan mund të aksesohen gjithashtu përmes dekoderit GigaTV, përfshirë paketat nga Vodafone TV, Tring dhe Digitalb.
Abonimi yt përfshin gjithashtu:
Akses falas në kanalet interaktive që janë pjesë e paketës tënde
Akses falas në aplikacionin Vodafone TV në pajisjet mobile
Shkarkim falas të aplikacioneve Android
Akses falas në katalogun VOD (Video on Demand) me filma dhe seriale
Platforma përfshin edhe kanale interaktive. Në total 30 kanale në listën e GigaTV ofrojnë këto funksione interaktive:
RTSH 1 HD
Klan HD
Vizion +
Disney Channel
Disney Junior
Duck TV
RTSH Fëmijë
Star Channel
CineStar TV 1
CineStar TV 2
CineStar TV Action & Thriller
CineStar TV Fantasy
CineStar TV Comedy & Family
CineStar TV Premiere 1
CineStar TV Premiere 2
RTSH Film
RTSH Shqip
Tring Super
Tring Fantasy
Tring Max
Tring Classic HD
Tring Collection
3 Plus
Kanal D-Drama
Turkish Stories
Klan Plus HD
Tring Sport 1 HD
Tring Sport 2 HD
National Geographic
Travelxp HD
Të gjitha programet e transmetuara në këto kanale ofrojnë funksionalitetet e mëposhtme:
Regjistrim në cloud
Regjistro programe të pakufizuara njëkohësisht dhe ruaj deri në 90 orë përmbajtje për një periudhë prej 90 ditësh. Të gjitha regjistrimet ruhen në cloud dhe mund të aksesohen nga dekoderi në shtëpi ose përmes aplikacionit Vodafone TV në telefon apo tablet, edhe kur je në lëvizje.
Catch-Up
Shiko programet e 7 ditëve të fundit. Një ikonë “Play” tregon përmbajtjen e disponueshme për Catch-Up, ndërsa një ikonë rrethore tregon që programet që po transmetohen mund të shikohen nga fillimi.
Restart
Të gjitha këto kanale lejojnë që të rinisësh çdo program live dhe ta shikosh nga fillimi.
Si pjesë e platformës janë të integruara edhe aplikacione, dhe me dekoderin e ri Vodafone TV3 Android mund të shkarkosh të gjitha aplikacionet që dëshiron dhe t’i kesh si pjesë të televizorit tënd.
Aplikacionet:
Amazon Prime Video
(Kërkohet abonim aktiv Amazon Prime)
Katalog i gjerë me filma dhe seriale, duke përfshirë tituj origjinalë dhe ekskluzivë.
YouTube
(Akses falas)
Shiko videot dhe muzikën tënde të preferuar direkt nga dekoderi GigaTV.
DaVinci Learning
(Akses falas)
Mijëra video dhe seriale edukative për fëmijë.
France24
(Akses falas)
Lajme globale 24-orëshe – të disponueshme në anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe arabisht.
Së fundmi, një alternativë për më shumë përmbajtje në TV është Biblioteka VOD.Biblioteka ofrohet pa pagesë shtesë; mjafton të kesh një dekoder të gjeneratës së dytë ose të tretë (Gen2/Gen3), dhe mund të shikosh mbi si filma, dokumentarë dhe filma vizatimorë.