Ruajtja e Besimit
Vodafone është plotësisht e angazhuar të ofrojë akses dhe trajtim të barabartë përmes produkteve dhe shërbimeve të krijuara dhe përshtatura sipas nevojave tuaja. Vodafone ofron një zbritje prej 50% në të gjitha ofertat mujore për abonentët me aftësi të kufizuara.
Ruajtja e Besimit
Në Vodafone Shqipëri, jemi të përkushtuar për të fituar besimin tuaj duke ofruar shërbime të sigurta dhe të përgjegjshme.
Për më shumë se 23 vite, ne jemi një forcë kryesore për ndryshime pozitive në Shqipëri. Ne ju lidhim me atë që ka më shumë rëndësi, ndërsa kontribuojmë ndjeshëm në mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit.
Privatësia është një vlerë themelore në Vodafone. Ne kemi krijuar një kulturë të qartë në kompani ku të gjithë kuptojnë rëndësinë e saj dhe mënyrën se si duhet ta respektojnë atë.
Premtimi ynë për Privatësinë përshkruan parimet që udhëheqin ndërveprimet tona me punonjësit, partnerët dhe aktorët e tjerë në çështjet e privatësisë, nga dizenjimi i produkteve deri te bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit.