Go Green
01 Une ricikloj
‘Unë Ricikloj’ është një nismë mjedisore, e cila synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina. Kjo nismë ofron një program të mirëfilltë riciklimi dhe shërbimi ekologjik për ndarjen dhe grumbullimin e mbeturinave në zyra, biznese, qëndra tregtare dhe më gjerë.Në kuadër të projektit” Unë ricikloj” Vodafone Albania ka vendosur kosha riciklimi për letra, plastike e mbeturina, duke qënë pjesë e skemës së riciklimit që kjo inisiativë ofron.
02 Albania cap project
Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një linje zinxhir ku nëpërmjet riciklimit të kapakëve plastikë, të mundësohet pajisja me karroca invalidi e personave në nevojë për to. Në këtë formë do të mund të kontribuohet në ndikimin e mbajtjes pastër të mjedisit, si trashëgimi që do ua lëmë pas brezave në vazhdimësi, si dhe pajisjen me karroca invalidësh personave të cilët nuk kanë mundësitë financiare për ti blerë ato.
03 Go Green
Vodafone Albania është një biznes i përgjegjshëm dhe është i angazhuar për një mjedis më të pastër, i cili përkthehet në një strategji më fikase të energjisë, reduktim të emetimeve të CO2 dhe një sistem i definuar i programeve të riciklimit për të gjitha operacionet tona.
04 Stacionet Green
Ne kemi ngritur stacione bazë të gjelbërta që operojnë ekskluzivisht duke përdorur forma të rinovueshme të energjisë në mënyrë që të zvogëlojmë shpenzimet dhe të kufizojmë ndikimin në mjedis nga përdorimi i gjeneratorëve dhe kërkesave të konsumit në rrjet. Gjeneratorë që përdorin vaj janë pjesë e një sistemi, i cili kombinon panele fotovoltaike për të mbuluar kërkesat e stacioneve bazë të energjisë
05 Sisteme fotovoltaike
Ne shfrytëzojmë energjinë diellore, duke instaluar sisteme hibride fotovoltaike në stacione bazë të vendosura në zonat rurale, të cilat nuk mbulohen nga rrjeti kombëtar së bashku me gjeneratorë nafte.
06 Përdorimi i sistemeve fotovoltaike
Redukton konsumin e karburanteve të lëngshme të përdorura nga kompania në zonat e largëta te cilat nuk janë të lidhura me rrjetin kombëtar dhe për këtë arsye ulin emisionin e dioksidit të karbonit C02 në mjedis.
07 Stacionet bazë
Në Vodafone Albania, një pjesë e konsumit të përgjithshëm të energjisë është ruajtur nëpërmjet përdorimit të sistemeve të ftohjes së lirë në stacionet bazë. Këto janë sisteme që përdorin ventilatorë të automatizuar dhe sensorë për të reduktuar kohën e njësive të ajrit të kondicionuar, duke marrë parasysh temperaturën e jashtme dhe vetëm ventilimin në zonë, duke ruajtur temperaturën adukuate. Në këtë mënyrë sistemet reduktojnë konsumin e energjisë në krahasim me kondisionerët . Aty ku sistemet e ftohjes nuk mund të instalohen përdoren akumulatorë, të cilët përdorin me pak energji se kondisionerët konvencionale.
08 Kursimi i energjisë në zyrat e kompanisë
Godina e zyrave qëndrore është projektuar që të ketë standartet më të larta hidro të izolimit nga zhurmat dhe termo. Gjithashtu, ajo është e pajisur me një nga sistemet më të mira te ajrimit dhe ventilimit në treg
Përdorimi i teknologjisë për të ndihmuar në kapërcimin e sfidave të ruajtjes dhe qëndrueshmërisë.
WWF dhe Vodafone besojnë se të gjithë mund të bëjmë zgjedhje më miqësore me mjedisin në mënyrën si përdorim teknologjinë. Ne duam të frymëzojmë klientët tanë të marrin veprime që mund të ndihmojnë në uljen e emetimeve të karbonit dhe të reduktojnë presionin mbi burimet natyrore.
Përditësime nga Vodafone
Qëndro i përditësuar me nismat dhe lajmet më të fundit nga Vodafone!