Të mbrojmë Planetin Tonë
Qëndrueshmëria është është një nga 3 qëllimet tona në Vodafone. Ne po udhëheqim transformimin drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, duke reduktuar gjurmën mjedisore dhe duke mundësuar një menaxhim më të zgjuar të burimeve përmes zgjidhjeve inovative të IoT.
Eco Rating
Vlerësimi Mjedisor (Eco-Rating) – Në Vodafone, qëllimi ynë është të ndërtojmë një shoqëri dixhitale që rrit progresin ekonomiko-social, të ofrojmë mbështetje për të gjithë, dhe sigurohemi ti realizojmë këto pa sjellë kosto për planetin tonë.
Lexo më shumëGo Green
‘Unë Ricikloj’ është një nismë mjedisore, e cila synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina.
Lexo më shumëRiciklimi i Baterive
Çdo individ, klient i Vodafone ose jo, është i mirëpritur të hedhë bateritë e konsumuara tek koshat që gjënden në dyqan. Bateritë do te grumbullohen dhe riciklohen sipas standateve Europiane.
Lexo më shumëKrah OKB-së për të mbështetur realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri
Vodafone Albania ka krijuar një partneritet me OKB-në për të kontribuar në mbrojtjen e planetit. Ky bashkëpunim përqendrohet në realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, një plan veprimi global për një të ardhme më të shëndetshme dhe më të drejtë për të gjithë. Falë teknologjisë sonë, së bashku me OKB-në, Vodafone po sjell ndikim pozitiv në të gjithë Shqipërinë.
Ky partneritet unifikon fuqinë e inovacionit dhe përgjegjësinë sociale, duke siguruar që teknologjia të luajë një rol qendror në krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe më të ndritur për të gjithë shqiptarët.