Hyni këtu për të përdorur kontrollet prindërore ose cilësimet e sigurisë:
Kontrollet e privatësisë të Facebook®-ut u mundësojnë përdoruesve të shpërndajnë postimet, fotot, tags (etiketimet) dhe përmbajtje të tjera te njerëzit që dëshirojnë.
Filtrat e Kërkimit të Sigurt në Google™ i japin prindërve mundësinë të modifikojnë rregullimet e shfletuesit të tyre për të parandaluar shfaqjen e përmbajtjes për të rritur në rezultatet e kërkimit që mund të kenë bërë fëmijët.
Kontrollet prindërore në YouTube për fëmijët nën 13 vjeç lejojnë bllokimin e videove dhe kufizimin e përmbajtjes që ata mund të kërkojnë apo të shikojnë. Fëmijët që përdorin YouTube nën mbikëqyrjen e prindërve nuk kanë të drejtë të ngarkojnë video apo të realizojnë transmetime live. Shumë prindër zgjedhin të drejtojnë fëmijët e tyre drejt YouTube Kids – një aplikacion i dedikuar për fëmijët deri në moshën 12 vjeç, i cili ofron një mjedis më të sigurt dhe u jep prindërve më shumë mundësi kontrolli mbi përmbajtjen që shikon fëmija i tyre.
Udhëzime të shkurtra për mbikëqyrje online