Vodafone Albania ka lançuar zyrtarisht fushatën kombëtare të ndërgjegjësimit për Prindërimin Dixhital përmes eventit “Hijet dhe Dritat e Botës Dixhitale.”
Kjo nismë synon të pajisë prindërit dhe kujdestarët e të miturve me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të udhëhequr fëmijët në mënyrë të sigurt në një botë dixhitale gjithnjë e më komplekse.
Në një epokë ku fëmijët po rriten online, fushata thekson të dy anët e botës dixhitale — mundësitë e pafundme për të mësuar dhe për t’u lidhur, por edhe rreziqet e fshehura që kërkojnë vëmendje dhe udhëzim.
Si pjesë e kësaj nisme, Vodafone Albania prezantoi Udhëzuesin për Prindërimin Dixhital dhe solli në vëmendje Vodafone Kids Safety Watch — një pajisje inteligjente që forcon mbikëqyrjen prindërore dhe rikonfirmon
angazhimin e kompanisë për sigurinë e fëmijëve dhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë.
Raporto përmbajtje të paligjshme/dëmshme në linkun:
https://cesk.gov.al/permbajtje_te_paligjshme.html
Për tu njohur mbi më shumë burime mbi navigimin e sigurt të fëmijëve në internet:
https://www.itu-cop-guidelines.com/children
Për më shumë informacion, shkarko udhëzuesin në linkun më poshtë:
Udhëzuesi për Kontrollin Prindëror dhe Cilësimet e Sigurisë
Fjalorth për Kontrollin Prindëror (Jargon Buster)
Udhëzime të shkurtra për mbikëqyrjen efektive online