lamtumire 3g img sec

Lamtumirë 3G

Vodafone po hedh një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të rrjetit për qytetarët shqiptarë.
Falë investimit tonë në 4G dhe në 5G, jemi gati për t’i thënë “Lamtumirë 3G”.
Jemi gati për një epokë të re të lidhjes digjitale - më të shpejtë, më të sigurt dhe më të gjelbër.
Sjellim përfitime të menjëhershme për klientët tanë:
  • 5G është teknologjia e rrjetit celular me kapacitetin më të madh për transferimin e të dhënave, duke mundësuar download dhe upload shumë cilësor për video, aplikacione, harta për navigim dhe procese të ndryshme në cloud/web.
  • Vonesa (latency) është në përmirësim të vazhdueshëm nëpërmjet rrjetit 4G/5G, duke mundësuar online gaming dhe shërbime të reja me karakteristika të ngjashme.
  • Angazhohemi për një të ardhme të qëndrueshme. Modernizimi i rrjetit tonë ul ndjeshëm konsumin e energjisë dhe gjurmën tonë të karbonit, duke na afruar edhe më shumë me objektivat tona globale për mbrojtjen e mjedisit.
  • Jemi të përkushtuar të kujdesemi për të gjithë klientët tanë dhe që askush të mos mbetet pas.
Vodafone - RRJETI që udhëheq të ardhmen.
Pyetjet më të shpeshta
Lamtumirë 3G | Vodafone Albania